Maqedoni

Shkollat e mesme të mjeksisë, pezullohet regjistrimi me korespodencë

26.03.2023 15:27

Vetëm nxënësit e rregullt do të regjistrohen në shkollat e mesme të mjekësisë...

Vetëm nxënësit e rregullt do të regjistrohen në shkollat e mesme të mjekësisë, ndërsa regjistrimi i nxënësve me korrospoedencë është pezulluar duke filluar nga seanca e provimeve të marsit, bëri të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
 
Sipas tyre ky vendim është në përputhje me përpjekjet e shtetit për të parandaluar daljen e fuqisë punëtore jashtë vendit, e cila mungon dukshëm në sektorin e shëndetësisë. Statistikat tregojnë se shum qytetarë zakonisht regjistrohen në arsimin mjekësor me kohë të pjesshme, me synimin për t'u rikualifikuar dhe për të kërkuar punë jashtë vendit. 
 
“Vendimi i Ministrisë së Arsimit është në radhë të parë në interes të procesit të krijimit të personelit cilësor mjekësor. Për dallim nga nxënësit  e rregullt që përveç teorisë kanë edhe mësim praktik efektiv, sipas standardeve të përcaktuara në planprograme dhe programe, për nxënësit  me kohë të pjesshme në mjekësi, mundësitë për praktikë në kushte reale janë dukshëm të kufizuara”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.  
 
Durmishi, është një vendim i arsyeshëm 
 
Por si u mirprit ky vendim nga Fakulteti i Shkencave Shëndetësore të UEJL-së kërkuam sqarim nga Dekani Naser Durmishi, i  cili për TVM 2 tha se ky është një vendim i arsyeshëm, sepse kuadrot që kanë dalur jashtë vendit nuk kanë plotësuar këkesat e tregut të punës.   
                                                             
“Institucione të caktuara jashta shtetit kanë reaguar sepse niveli i njohurive të individëve që kanë marrë një kualifikim të tillë në shtetin tone në testimet e vendeve ku kanë qenë kan dalur nën standardet dhe nëse është kjo premisë është krejtësisht me vend,  sepse përveç rejtingut ndërkombëtar të shtetit dhe të arsimit tone në botë sipas pisa testit që është I ulët në fund të listës që nuk është për tu krenuar aspak  dhe indikatorët tjerë që flasin se shkollimi ynë dhe besoj se reagimi I mash është shum I qëlluar sepse ne mes tjerash përgaditemi të hymë në be duhet ti arrimë standardet e tyre dhe kjo është një hap në këtë  drejtim”, u shpreh dekani i Fakultetit të Shkencave Shëndetësore të UEJL-së, Naser Durmishi.     
                                                  
Sipas Durmishit, vendi ynë ka mungesë evidente të  puntorëve shëndetësor andaj duhet të përmirsohen dukshëm kushtet që punonjësit shëndetësor të mos shpërngulen nga vendi.  
 
FLUTURA LATIFI