Maqedoni

Mungesa e fuqisë punëtore, Zeqiri: Tu jepet përparësi vendeve fqinje

26.03.2023 15:49

Vendi po përballet me munges të fuqisë punëtore e cila kryesisht po largohet...

Vendi po përballet me munges të fuqisë punëtore e cila kryesisht po largohet drejt vendeve më të pasura ndërsa vendin e tyre planifikohet që ta zavendesojnë punëtorë te huaj.
 
Durim Zeqiri nga OEMVP thotë së oda ekonomikë nuk është kundër kësaj ideje por së pari duhet të fokosuhet  tërheqje e punëtore nga vendet fqinje. OEMVP gjithashtu kërkon të eliminohen barierat të cilat e pengojnë rekrutimin e fuqisë punëtorë nga jasht. 
 
“Vlerësojmë se së pari duhet ti jepet përparsi tregun regjional sa i përket fuqisë punëtore për shkak të afërsisë kultorore me vendet të cilat i kemi dhe ndoshta do të ishte më e kapshme për fuqinë punëtore të adaptohet dhe të punoj. Në rast se bashkëpunimi regjional nuk i plotëson kërkesat e tregut atëherë është mirë që të vazhdohet më këtë trend i cili është evident në vendin tonë që kemi fuqi punëtorë nga vendet e treta siq janë Nepali apo Indija”, u shpreh Durim Zeqiri nga OEMVP. 
 
Zeqiri: Të rritet kuota e fuqisë punëtore nga jasht 
 
Zeqiri shton se sektorët më të prekur janë ndërtimtaria dhe hoteleria, prandaj duhet të rriten kuotat për import të fuqisë punëtore në këto sektorë.
 
“Njëra prej shtyllave të GDP-së së vendit është sektori i ndërtimtarisë dhe pikërisht aty kemi mungesë shumë të madhe dhe të theksuar të fuqisë punëtore. besojmë që shteti duhet të fokusohet pikërisht në atë pjesë dhe ti reformon kuotat të cilat janë të parapra me ligj për marjen e fuqisë punëtore nga jashtë duke I dhënë përparësi këtij sektori të ndërtimtarisë por edhe sektorit të hotelierisë duke pasur parasysh që po në të njejtin ligj potencohet që vit kalendarik mundet vetëm 150 të punësuar sezonal të importohen që është skajshmërisht e ulët”, theksoi Zeqiri.
 
Sipas Zeqirit numri i madh i të papunëve i cili është mbi 100 mijë, tregon se vendit i duhet reforma në sistemin arsimor dhe të krijon kuadro që i nevojitet tregut të punës. Në nivel vjetor në vend mungojnë rreth 10 mijë punëtorë.
  
GAZMEND KURTISHI