Maqedoni

Procesi ni skriningut, Strezorska: Të dëshmojmë kapacitet institucional

26.03.2023 16:33

Pasi fillimit të “skriningut” proces të cilin duhet ta kaloj çdo shtet që aspiron integrimin...

Pasi fillimit të “skriningut” proces të cilin duhet ta kaloj çdo shtet që aspiron integrimin në Bashkimin Europian, Maqedonia e Veriut është nën vëzhgimin europian.  Politologja Zorica Strezorska, thotë se deri më tani skriningu po zhvillohet me dinamikën e duhur dhe pa asnjë problem.
 
Sipas saj përmes procesit të skrinigut vendi duhet të dëshmoj se ka kapacitet institucionale jo vetëm të përafroj legjislacionin vendor me atë të BE-së, por edhe të zbatoj atë në praktik. 
 
“Skriningu dypalësh do të jetë shtysë për reforma në vend. Sa i përket përfitimeve për qytetarët, ato sigurisht që do të ndjehen në fazën e zbatimit të legjislacionit të ri, i cili do të jetë në përputhje me standardet e BE-së. Do të vijë miratimi i ligjeve të reja në Kuvend, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve ekzistuese si dhe zbatimi i duhur i tyre në praktikë dhe menaxhimi me  efektin që ato do e kenë në sistemin ekzistues institucional. Qytetarët do të mund të gëzojnë një jetë më të mirë në një sistem të mirëorganizuar të krijuar sipas standardeve të BE-së dhe standard evropian për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh politologja Zorica Strezorska. 
 
Strezorska thotë se raportet pritet të japin një pasqyrë të detajuar rreth asaj se çka është arritur e çka jo dhe cilat do të jenë angazhimet tona afatmesme dhe afatgjata.
 
Në varësi prej vlerësimit që do të jep KE-ja, ekzistojnë dy skenarë të mundshëm, të konkludohet  se vendi kandidat e ka përafruar mjaftueshëm legjislacionin e tij me atë të BE-së dhe se është i gatshëm të fillojë negociatat për kapitullin e caktuar, dhe jep rekomandimin në përputhje me rrethanat.
 
Ose KE-ja arrin në përfundimin se vendi kandidat nuk është i gatshëm të fillojë negociatat për kapitullin e caktuar dhe duhet të vazhdoj me aktivietetet. Deri në fund të procesit të skriningut, për të vazhduar procesin e integrimit Maqedonia e Veriut obligihet që të bëjë edhe ndryshimet kushtetuese. 
 
SANIJE DURAKU