Maqedoni
Kumanovë, ekipi i TVM-së një natë me patrullën policore
26.03.2023 18:23
Të shtunën, një orë para mesnate ekipi televiziv i servisit public shoqëroi policinë...

Të shtunën, një orë para mesnate ekipi televiziv i servisit public shoqëroi policinë që nga shpërndarja e detyrave, dalja në teren dhe kontrollimi I automjetev.
Ekipi kujdestar në policinë rrugore të Kumanovës çdo ditë ngazhohet për parandalimin e aksidenteve. Kontrollon se sa drejtuesit e automjeteve i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, nëse lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, spo nëse drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.
“Mirmbrma, lejen dhe dokumentet e veturës. Zotri Andrej a keni konsumuar alkool. Të kontrollojmë” - tha polici.
Ata rëndom vendosen në disa pika, në rrugët më të frekuentuara, pranë kafeneve. Bëjnë edhe matje me të ashtuquajturin radar të natës.
“Kontrollet e trafikut janë në radhë të parë për të sensibilizuar vetëdijen e qytetarëve dhe për të rritur sigurinë në komunikacion. Secili nga ne duhet të sillet me përgjegjësi në komunikacion, qofshin shoferë apo këmbësorë, sepse të gjithë janë pjesëmarrës në komunikacion”, u shpreh zëdhënësja e SPB Kumanovë, Ivana Mlladenovska.
Në Komabovë që nga fillimi i vitit janë kryer 82 operacione kontrolli, ndrësa për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar janë shqiptuar 3167 dënime, derisa te 308 shofer kanë drejtuar automjetet e tyre pasi kanë konsumuar alkool.
MERAL ISMAILI
