Maqedoni
Ndihma e shpejtë në Shkup, rreth 400 thirrje telefonike brenda 24 orësh
26.03.2023 18:55
Brenda 24 orësh telefoni i Shërbimit të Emergjencës Mjekësore në shkup cingëron rreth 400 herë...

Brenda 24 orësh telefoni i Shërbimit të Emergjencës Mjekësore në shkup cingëron rreth 400 herë. Mjekët përpiqen të qetësojnë të afërmit e shqetësuar, të cilët kërkojnë ndihmë për të afërmit e tyre që ndodhen në gjendje kritike ose janë të sëmurë.
“Në telefonët e ndihmpës së shpejtë paraqiten mjek, pjesa më e madhe e të cilpëve janë edhe specialist. Ne të gjith jemi me përvojë shumvjeçare dhe është me rëndësi ata që thrrasin të përgjigjen në pyetjet tona. Pyetjet janë për të kuptuar nëse pacienti është me vetëdije, a merr frymë, a jep shenja jete, ta vlerësojmë sa është urgjente dhe nëse nuk bëhet fjalë për pacient që ka nevoja urgjente japim këshilla çfar ilçi të merr në shtëpi”, theksojnë nga ndihma e shpejtë.
Ata ankohen se kanë shumë thirrje, ndërsa pak ekipe. Mesatarisht, ekipet mjekësore kanë deri në 120 ndërhyrje në terren.
“Në kuadër të një ndrrimi gjatë ditës kemi shtatë deri në tetë ekipe dhe 6 deri në 7 ekipe në mbrëmje. Në rastet urgjente ne përgjigjemi, gjithkund ku mundemi. Ju sqarojmë njerëzve se duhet pak të na presin, e pse askund në botë nuk mundet që secili që paraqitet menjpëherë të marr ndihmën e shpejtë”, theksojnë nga ndihma e shpejtë.
Raste urgjente dërgohen në Qendra Urgjente të Spitalit 8 Shtator. Nëse pacienti duhet të dërgohet në një nga klinikat tjera, ekipi mbetet me pacientin gjatë kryerjes së ekzaminimeve dhe për tre deri në katër orë, që do të thotë se një ekip mungon për thirrjet e tjera.
REJHANE METAJ ZYBERI
