Botë
Tiranë, Kurti merr mbsështetje nga Begaj e Rama për MO-në
26.03.2023 19:17
Pas negociatave me Serbinë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës Albin Kurti...

Pas negociatave me Serbinë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në një vizitë në Tiranë kur po zhvillon takime me krerët me të lartë te shtetit. Takimet, Kurti i nisi me presidentin e Republikës Bajram Begaj me të cilin diskutoi lidhur me dakordësinë e arritur me Serbinë.
Në njoftimin zyrtar, presidenca bëri me dije se Begaj ka vlerësuar në takimin 30 minutësh se kjo marrëveshje është një garanci më shumë per paqen, stabilitetin dhe te ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin europain.
Presidenti i tha kurtit se ka besim në gjetjen e mekanizmave te duhur per zbatimin e kësaj dakordësie. Më pas Albin Kurti është takuar me kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla e cila tha se bashkëpunimi me kuvendin e kosoves është në ditët më të mira.
Nikolla i shprehu Kurtit mbështetje për dialogun me Serbinë dhe e vlerësoi planin europian si pikënisje e mirë për dialogun. Kurti nga ana e tij theksoi vendosmërinë për avancimin e dialogut me serbinë duke respektuar kushtetutën e Kosovës.
Vizita e Kurtit ka vijuar me kryeministrin Edi Rama i cili shkruan se e ka inkurajuar homologun e tij për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garantin vetëmenaxhimin e komunitetit serb si dhe për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në Kosovë. Nga opozita, kurti pritet të takojë kreun e partisë së lirisë, Ilir Meta.
LULJETA NDOKA
