Botë
Putin, armë taktike nukleare në Bjellorusi
26.03.2023 19:39
Presidenti rus Vlladimir Putin ka paralajmëruar se Moska do të vendosë armë taktike...

Presidenti rus Vlladimir Putin ka paralajmëruar se Moska do të vendosë armë taktike nukleare në shtetin mik Bjellorusisë. Sipas tij SHBA-të po e bëjnë këtë me dekada duke vendosur armë nukleare në shtetet aleate.
Sipas paralajmërimeve me 3 prill do të fillojë trajnimi i ekipit ndërsa më pas do të vazhdojë ndërtimi i magazinave për armë taktike nuzkleare. Putin poashtu e ka arsyetuar me pretendimin se Britania është shprehur e gatshme të dërgojë në Ukrainë me uranium të varfëruar.
“SHBA-të e bëjnë këtë me dekada vendosin arë taktike nukleare në teritorin e vendeve të NATO-s në Evropë. Kanë vendosur në gjashtë vende, Gjermani, Holandë, Turqi, Belgjikë, Itali dhe Greqi. Në Greqi tani për tani nuk ka armë, por egziston magazina”, u shpreh presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
Zelensky, Rusia patjetër të mposhtet në front
Ndaj kësaj ka reaguar Ukraina, e cila thot se ky hap i Putinit do të rezultoj me destabilizim nuklearë. Presidenti ukrainas Zelensky thot se agresionet e reja dhe krizat do të amrrin fund vetëm me mposhtjen e plotë të Rusisë.
“Rusia patjetër të mposhtet në front, në ekonomi, në mardhëniet ndërkombëtare dhe në tentimet për ta ndryshuar të vërtetën historike, me mite imperialiste. Kremlini po përjeton disfatë në tentimet që shpirtërisht ta mposht popullin tonë”, theksoi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, e cila thot se nuk ka “indikacione” se Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore.
Zyrtarët amerikanë do të “vazhdojnë të monitorojnë këtë situatë”, por nuk shohin arsye “për të rregulluar qëndrimin strategjik bërthamor”.
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive të aleancës së NATO-s”, thuhet në deklaratë.
REJHANE METAJ ZYBERI
