Maqedoni
Parashikimi i motit
27.03.2023 09:42
Mëngjesi i sotëm do të fillojë me vranësira të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime..

Mëngjesi i sotëm do të fillojë me vranësira të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat Jugore. Këto vranësira në orët në vijim të paradites pritet të sjellin zhvillime të përkohshme të vranësirave në zonat Veriore dhe pjesërisht Qendrore duke gjeneruar shira të pakët. Në pjesë e dytë të ditës i gjithë vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave dhe erës së përforcuar nga drejtimi jugor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë jo-stabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 17°C.
