Botë
Grevat në Gjermani, bllokohet transporti publik
27.03.2023 10:20
Rrjeti i transportit publik i Gjermanisë do të jetë pothuajse tërësisht i bllokuar...

Rrjeti i transportit publik i Gjermanisë do të jetë pothuajse tërësisht i bllokuar pasi dy nga sindikatat më të mëdha të vendit janë duke mbajtur grevë, shkruan BBC. Stafi në aeroporte, porte, hekurudha, autobusë dhe metro u largua pak pas mesnate për një ndalesë 24-orëshe.
Bllokimi i transportit publik ka ndodhur pasi që sindikatat po kërkojnë paga më të larta për të mbijetuar nga kostoja në rritje e jetesës në të gjithë vendin. Ka pasur disa greva të vogla nga sektorë të tjerë të shërbimeve publike, por e hëna do të jetë më e madhja në vend prej dekadash. Verdi përfaqëson rreth 2.5 milionë punonjës në të gjithë sektorin publik, duke përfshirë transportin publik dhe aeroportet. EVG përfaqëson rreth 230,000 punonjës në Deutsche Bahn - operator kombëtar hekurudhor i Gjermanisë dhe kompani të tjera të autobusëve.
