Maqedoni
Shënohen tre vite nga anatësimi në NATO, RMV ka rol aktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal
27.03.2023 11:15
Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, NATO....

Shënohen tre vite nga anëtarësimi në NATO, RMV - rol aktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal
Maqedonia e Veriut shënon tre vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, NATO. Me këtë rast në kazermën “Ilinden” në Shkup u mbajt ceremoni qendrore dhe aktivitete demonstruese të Ushtrisë. Angazhimi për integrimin euroatlantik daton që nga viti 1993, kur Kuvendi miratoi një rezolutë që përcaktonte prioritetet e jashtme politike të vendit, përkatësisht anëtarësimin në NATO dhe BE, ndërsa tani RMV ka rol aktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe sigurisë, u tha me këtë rast.
“RMV ka rol aktiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe sigurinë dhe kjo reflektohet edhe në kryesimin me kartën e Adriatikut që shpie deri në bashkëpunim më të ngushtë të vendeve nga Karta e Adriatikut, por edhe nënkupton edhe përkrahje për vendet që ende nuk janë natyrë të Aleancës Veriatlantke. Edhe kryesimi me OSBE-në është një shembull i ndritur për kontributin tonë drejt sigurimit të kontinentit evropian.”, - deklaroi ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
“Si vend i ri anëtar i NATO-s, RMV jep ndihmë Ukrainës. Përmes dhënies së pajisjeve ushtarake do të na ndihmoni që sa më shpejtë të arrimë fitoren tonë ndaj agresorit rus. Si kryesuese e OSBE së RMV-së punon për arritjen e sigurisë në situate të tilla të vështira. Do të doja që RMV-së t’i dëshiroj sukses në familjen e përbashkët të NATO-s dyert e së cilës janë të hapura edhe për Ukrainën.”, - theksoi ambasadorja e Ukrainës në RMV, Larisa Dir.
“Me rëndësi esenciale është që nga politika e dyerve të hapura të mbijetojë dhe të përforcohet. RMV e di si është të jetohet në pasiguri, të jetë në rrethim të tillë ushtarak ku republikat e tjera të ish-SFRJ-së zhvillojnë luftime që të mbroni identitetin, gjuhën dhe kishën.”, - u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
