Ekonomi

KRRE vendos për çmime të reja të karburanteve

27.03.2023 13:21

Derivatet dizel prej sonte më mesnatë lirohen për një deri 1,5 denar për litër...

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,23 % në raport me vendimin e datës 22.3.2023.
 
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 4,090 %, te nafta ka ulje për 1,040 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 1,718 % dhe te mazuti rritja është për 3,306%.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,50 den/litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,550 den/kg dhe do të jetë 37,628 den/kg.
 
Nga data 28.3.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 82,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 84,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 37,628 (denarë/kilogram)