Maqedoni
Ditët e NATO-s, Osmani: RMV, faktor stabilizimi në rajon
27.03.2023 14:57
Politika e dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimi i BE-së është një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin...

Politika e dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimi i BE-së është një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, tha ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, i cili ishte nikoqir i mëngjesit tradicional të NATO-s me rastin e fillimit të ditëve të NATO-s në Maqedoni, në trevjetorin e anëtarësimit të vendit.
“Si anëtarë e 30 më e re në aleancë, Maqedonia e Veriut nuk paraqet vetëm faktor stabilizimi në regjion, por shërben si shembull për vendet fqinje se kemi vullnet dhe jemi të gatshëm të jemi në mbrojtje të vlerave të përbashkëta euro-atlantike. RMV ka rol aktiv në ruajtjen stabilitetit rajonal dhe sigurinë dhe kjo reflektohet edhe në kryesimin me kartën e Adriatikut. Edhe kryesimi me OSBE-në, nga Maqedonia e Veriut është një shembull i ndritur për kontributin tonë drejt sigurimit të kontinentit evropian.”, - deklaroi ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
Si e ftuar speciale, ambasadorja e Ukrainës, Larisa Dir, shprehu mirënjohjen e saj për ndihmën që Maqedonia e Veriut ofron për Ukrainën, duke theksuar se është e një rëndësie jetike për mbrojtësit ukrainas, të cilët mbrojnë Ukrainën dhe vlerat demokratike me koston e jetës së tyre.
“Si anëtare më e re e NATO-së, Maqedonia e Veriut jep ndihmë ushtarake Ukrainës. Sigurimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën, janë të rëndësishme në vetë fushën e betejës për luftëtarët ukrainas, të cilët mbrojnë vlerat demokratike dhe Ukrainën. Si kryesuese e OSBE-së, Maqedonia e Veriut, punon në arritjen e sigurisë në situata të tilla të vështira të agresionit rus në Ukrainë. Do të doja që RMV-së t’i dëshiroj sukses në familjen e përbashkët të NATO-s, dyert e së cilës janë të hapura edhe për Ukrainën.”, - theksoi ambasadorja e Ukrainës në RMV, Larisa Dir.
Manifestimi ditët e NATO-së, në vendin tonë do të përfundojnë më 4 pril dhe iu kushtohen sukseseve dhe arritjeve të përbashkëta, por edhe sfidave me të cilat u përballën aleatët dhe Aleanca gjatë gjithë vitit.
SAFET ADEMI
