Egjipt, Putin takon All Sisin
10.02.2015 18:26
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po qëndron për vizitë në Egjipt, ku është pritur nga presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi..

Gjatë takimit, mes krerëve të dy shteteve është diskutuar për ndërtimin e centraleve atomike të energjisë. Putin, pas takimit në Kajro, tha se së bashku me Sisin kanë diskutuar për krijimin e një dege bërthamore atomike në Egjipt.
Zyrtarët egjiptianë dhe ata rusë e kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e centralit në Dabba, i cili do të jetë objekti i parë i kësaj natyre në Egjipt.
Në kohën kur konfliktet në mbarë botën po paraqesin kërcënim për “vlerat civilizuese”, sipas presidentit egjiptian, ai dhe homologu rus janë dakorduar që të kenë qasje të përbashkëta në përballimin e situatës.
