Maqedoni

Inovacionet, prezantohen 10 ide të reja start up

27.03.2023 17:31

10 të rinj nga vendi përmes ideve të tyre inovative për biznes...

10 të rinj nga vendi përmes ideve të tyre inovative për biznes e kanë shansin që ta ndihmojnë shoqërinë. Në qendrën për transfer, teknologji dhe inovacion në fakultetin Shën Kirili dhe Metodi prezantuan idetë e tyre. 
 
“Duam t’i prezantojmë idetë e 10 kompanive start up ku gjatë 4 viteve të fundit investuam diku më shumë se gjysmë milion euro.”, - deklaroi Aleksandar Stamboliev nga USHKM.
 
Stamboliev theksoi se ky rast është i rëndësishëm, sepse shteti dhe sektori privat, bashkërisht kërkojnë zgjidhje për problemet shoqërore. Ndërsa zëvendëskryeministri Bytyqi tha se shteti do të vazhdojë të hap mundësi të reja për avancimin e përparimin e mendjeve të tilla.
 
“Së shpejti do ta promovojmë e ajo është sistemi i parë digjital i bazuar në inteligjencë artificiale në sektorin publik për mbështetjen e investimeve.”, - theksoi zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi. 
 
Edhe Kuvendi e mbështeti përshpejtuesin në Universitetin Shën Kirili dhe  Metodi, tha deputetja Zajkova. 
 
“Më bukur do të na dukej shoqëria nëse çdo ditë do të debatonim për të tilla ide dhe zgjidhje që vijnë nga njerëz kualitativ që i zhvillojnë bizneset e tyre.”, - u shpreh deputetja, Monika Zajkova.
 
Vendi ka të rinj me mendje krijuese, vetëm është  e nevojshme  investim konstant në krijimin e kushteve për ta. 
 
“Largohuni pak se pikon kulmi, shkoni andej ose më afër zëvendëskryeministrit.”. 
 
Çatia që e lëshonte  shiun në qendrën ku u mbajt prezantimi vetëm sa e konfirmon këtë. 
 
SANIJE DURAKU