Maqedoni
Tabelat e regjistrimit të veturave, MPB: Shqyrtojmë vendosjen e etiketave ngjitëse
27.03.2023 17:53
Në bazë të obligimeve të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës...

Në bazë të obligimeve të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës, përpos dokumentacionit dhe emrat e institucioneve të cilat nuk i janë shmangur ndryshimeve nga emri i më parë “Republika e Maqedonisë” në “Republika e Maqedonisë së Veriut”, të njëjtën gjë do të duhet qytetarët ta kalojnë edhe me tabelat e veturave të tyre.
Ministria e Punëve të Brendshme është duke i shqyrtuar disa variante, e ku njëra prej tyre është që në vend të ndryshimit të tabelave, të zbatohet vendosja e një ngjitëse mbi aktualen, e cila do të kushtonte edhe më lirë për qytetarët.
“Në kuadër të MPB është formuar grup pune të cilët janë duke punuar në gjetjen e një zgjidhje të kësaj problematike dhe një ndër ato zgjidhje është që mos të detyrohet qytetarët në harxhime plotësuese dhe në vend të ndryshimit të tërësishëm të tabelave të veturave ajo të rregullohet vetëm përmes një ngjitëse. Ky grup pune është duke i analizuar të gjitha aspektet me qëllim që të gjendet zgjidhja më e mirë. Ndërsa, ne si MPB në afat sa më të shkurtë, pasi ta marrim vendimin final do të dalim dhe do ta konfirmojmë vendimin e marrë.”, - deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
Edhe pse nga Ministria e Punëve të Brendshme pohuan se në afat sa më të shpejtë do të dalin me vendim, një afat i cili del nga Marrëveshja e Prespës thotë se kjo problematikë duhet të mbyllet deri në fillim të vitit të ardhshëm kalendarik. Ky variant është më i pranueshëm edhe për vet qytetarët, sepse sipas tyre kjo mënyrë do të jetë edhe më e lehtë, por edhe më e lirë.
“S’ka nevojë të ndërrohet tabela, por vetëm ajo shenja aty, vetëm një ngjitëse aty duhet, apo ndonjë etiket dhe kjo do të na kushton edhe më lirë.”, - tha një qytetar.
“Vetëm me një ngjitëse është ma lirë, por edhe ma mirë.”, - tha një qytetar tjetër.
“Vetëm një ngjitëse dhe normal se do të jetë ma lirë për qytetarët, ndërsa kështu do të na kushton, sidomos tani kur të gjitha sendet janë shtrenjtuar.”, - u shpreh një qytetar.
Nëse shkohet me ndryshimin e tërësishëm të tabelës, ajo do të nënkuptonte edhe ndryshim të tërësishëm të dokumentacionit të veturës, dhe një përllogaritje, thotë se për këtë operacion do të duhen që qytetarëve t’u kushton rreth 11 milion euro.
Çmimi për librezën e veturës është aktualisht 200 denarë, ndërsa çmimi i tabelave të regjistrimit është 1.200 denarë deri më 1.300. Pasi të vendoset një rregull e tillë në fuqi, gjoba për mosrespektimin e së njëjtës do të jetë 6.000 denarë.
FITIM KRYEZIU
