Maqedoni
ShGM dha çmimet vjetore të gazetarisë
27.03.2023 18:37
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ndan çmimet vjetore të gazetarisë...

Dragan Gjorgoski është fitues i çmimit prestigjioz "Krste Petkov Misirkov" për arritje jetësore në gazetari. Katër dekada të jetës së tij i kaloi duke punuar në Radiotelevizionin e Maqedonisë.
Një numër i madh storjesh hulumtuese mbërritën në konkurs, megjithatë komisioni vendosi të shpërblejë katër me mirënjohje të veçantë. I mbështetur me prova dhe dëshmi, sipas komisionit, dokumentari “Gjaku i pa pastër” nga Laboratori i Gazetarisë hulumtuese tregon përfitimin më mizor pandemik dhe fitoi çmimin “Jashar Erebara” për gazetarinë hulumtuese.
Për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale, Adnan Qailit iu nda një çmim.
