Botë
Polonia e ndalon një burrë që ka “spiunuar” për Rusinë
27.03.2023 20:27
Polonia e ka ndaluar një shtetas të huaj nën akuzat se ka spiunuar për Rusinë, kanë thënë të hënën prokurorët...

Ky shtet anëtar i NATO-s është duke u shënjestruar secilën herë e më shumë nga shërbimet ruse të inteligjencës. Lufta në Ukrainë i ka përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet mes Polonisë dhe Rusisë, pasi Varshava ka thënë se është subjekt i vazhdueshëm i spiunazhit rus dhe dezinformimit.
Prokurorët në veri të qytetit polak Gdansk, kanë thënë përmes një deklarate se i dyshuari është ndaluar më 21 mars. “Gjetjet për rastin tregojnë se i dyshuari ka vepruar në të mirë të inteligjencës ruse duke mbledhur informacione… në infrastrukturë kritike në rajonet Pomeranian dhe Kuyavian”, kanë thënë ata.
“Informacioni i mbledhur u është dorëzuar shërbimeve ruse të inteligjencës”, është thënë në deklaratë.
Ky arrestim vjen pasi Polonia e ka shkatërruar një rrjet rus të spiunimit, i cili ka qenë duke përgatitur akte të sabotazhit, si dhe ka vëzhguar linjat hekurudhore në Ukrainë. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./evropaelire
