Maqedoni

Parashikimi i motit

28.03.2023 09:26

Sot territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme

Sot territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku priten reshje në pjesët jugperëndimore. Temperaturat do të bien në vlera njëshifrore dhe do shoqërohen me erë të përforcuar nga drejtimi verior.
 
Temperatura minimale parashihet të sillen ndërmjet 0 deri në 6°C,  ndërsa ato maksimale mes 5 deri në 12°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me periudha dielli. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 9°C.