Maqedoni

Vizitë zyrtare e kryetarit të Austrisë në RMV, Van der Belen nesër mirëpritet nga Pendarovski

28.03.2023 11:11

Presidenti Stevo Pendarovski, të mërkurën do të presë presidentin federal të Republikës së Austrisë, Aleksandër Van der Bellen...

Presidenti Stevo Pendarovski, të mërkurën do të presë presidentin federal të Republikës së Austrisë, Aleksandër Van der Bellen, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Doris Schmidauer.
 
Presidenti Van der Bellen do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni zyrtare në kabinetin e presidentit dhe më pas parashihet të ketë mbledhje  plenare të  delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë. Të dy presidentët do të mbajnë  fjalim në forumin ekonomik maqedono-austriak me temë "Forcimi i marrëdhënieve të biznesit midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë”.