Kocijançiq: Brukseli i shqetësuar me zhvillimet në Maqedoni

10.02.2015 19:23

Brukseli zyrtar me shqetësim po ndjek yhvillimet në Maqedonideklaron Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Federika Mogerini...

Për BE-në për momentin më me rëndësi është që të respektohen standardet demokratike dhe juridike deklaron Kocijançiq.

“Tanimë e kemi shprehur shqetësimin tonë në rritje për ngjarjet në vend, menaxhimi me këtë temë dhe ndikimin në klimën politike në shtet. Insistojmë që të respektohet parimi thelbësorë i lirisë së shprehjes. Është koha që aktorët politik të tregojnë përgjegjësi dhe të futen në dialog konstruktiv dhe ta kthejnë fokusin e prioriteteve strategjie të shtetit dhe qytetarëve”, ka theksuar Kocijançiq.