Maqedoni
RMV, simbolet dhe uniformat e policisë në shqip
27.03.2023 20:15
Zëvendësministri i punëve të brendshme, Nazim Bushi dhe zëvendëskryeministri, Artan Grubi...

Zëvendësministri i punëve të brendshme, Nazim Bushi dhe zëvendëskryeministri, Artan Grubi, në rrjetin social Fejsbuk kanë shpërndarë disa fotografi të uniformave dhe simboleve të policisë edhe në gjuhën shqipe.
“Me këtë po përmbushet edhe një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit ku uniformat e policisë do të janë edhe në shqip. Kjo përbën edhe një hap drejtë plotësimit të obligimit ligjor, por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit, kurse ky mirëbesim do të ndikojë edhe në krijimin e institucioneve më të hapura dhe më demokratike.”, shkruan Bushi.
“Po zbatohen tashmë në praktikë ndryshimet e Dekretit për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat policore dhe simbolet e tyre që i miratuam në seancë të Qeverisë më parë.”, shkruan Grubi në rrjetin social fejsbuk.
