Botë

Detaje të reja për sulmin ndaj Top Channel, policia arreston ish-dhëndrin e rojës së vrarë

28.03.2023 11:30

Në vazhdën e hetimit për sulmin ndaj Top Channel dhe vrasjen e rojës së sigurisë, Pal Kola...

Në vazhdën e hetimit për sulmin ndaj Top Channel dhe vrasjen e rojës së sigurisë, Pal Kola, mësohet se janë shoqëruar edhe dy persona që kanë pasur lidhje familjare  me të ndjerin.
 
Dy personat në fjalë, sipas burimeve  janë ish-dhëndri i tij,  Roberto Papçi dhe shoku i dhëndrit, Agustin Tonaj. Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj janë marrë në pyetje nga hetuesit ku kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe pas kësaj, të dy janë lënë të lirë. Mjeti Range Rover u gjet më pas i djegur në Golem, brenda tij  ndodheshin edhe dy kallashnikov.