Botë

Netanjahu: Nuk mund të kemi luftë civile

28.03.2023 11:48

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tërhiqet dhe shtyn reformën në drejtësi pas protestave masive...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tërhiqet dhe shtyn reformën në drejtësi pas protestave masive që e kanë futur vendin në krizën më të rëndë të brendshme ndër vite. 
 
Nenjatahu tha se nuk mund të fusë vendin në luftë civile, ndërkohë që premtoi zgjidhje me çdo kusht. Kryeministri njoftoi se do të shtyjë votimin deri pas festës së Pashkës hebreje nga 5-13 prilli, për t’i dhënë kohë  një debati të vërtetë. Duke iu drejtuar protestuesve, kreu i ekzekutivit theksoi: “Jini të përgjegjshëm. Mos u dorëzoni në provokime. Metoda jonë demokratike është e duhura. Të mos i heqim popullit mundësinë e zgjedhjes. Do të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje.”.