Botë

Ish-nxënësja vrau 6 persona në ShBA, policia e kishte planifikuar sulmin

28.03.2023 12:16

Policia e Nashville publikoi videon kur një person hyri në një shkollë dhe qëlloi gjashtë persona...

Policia e Nashville  publikoi  videon  kur një person hyri në një shkollë dhe qëlloi gjashtë persona, duke përfshirë tre 9 vjeçarë. Audrej Elizabeth Hale, e cila ishte sulmuesja, u qëllua pastaj për vdekje nga policia.
 
Hale shfaqet teksa endet në ambientet e shkollës duke mbajtur pushkën. Shefi i policisë, John Drake, tha: “Kemi disa shkrime që po i shqyrtojmë e që kanë të bëjnë me incidentin aktual.”. Presidenti amerikan, Xho Bajden, e përsëriti thirrjen e tij ndaj Kongresit për të miratuar një reformë domethënëse për kontrollimin e armëve, përfshirë vendosjen e ndalimit të armëve sulmuese. Sulmuesja vdiq pasi u “vra” nga oficerët, tha policia në një postim në Twitter.