Maqedoni

Kumanovë: “Shporta e Ramazanit”, FRI dhe “Vllaznia”, ndan pako me ndihma

28.03.2023 15:28

Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me qëllim për t’u dalë në ndihmë qytetarëve...

Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me qëllim për t’u dalë në ndihmë sadopak qytetarëve të rrezikuar nga gjendja e vështirë ekonomiko-sociale, Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, realizuan pjesën e parë të mbushjes dhe shpërndarjes së 100 shportave me gjëra ushqimore e higjienike, në vlerë prej 1.500 denarëve nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në pikat e grumbullimit në qytetin e Kumanovës.
 
“Jemi këtu për ta bërë mbushjen e parë të pakove të Ramazanit apo e njohur si “Shporta e Ramazanit”, kemi mbushur 100 shporta të cilat përmbajnë produktet elementare për nevojat e familjeve skamnore.”, tha mes tjerash, Zeqir Esati nga FRI, dega Kumanovë.
 
Nga Forumi Rinor Islam, apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të ndajnë nga buxheti i tyre me qëllim që familjeve në nevojë t’ua lehtësojnë këto ditë të vështira ekonomike e sociale.
 
“Apelojmë që të na mbështesin edhe më shumë në këtë aktivitet, që t’u dalim në ndihmë familjeve në nevojë e skamnore.”, tha mes tjerash, Zeqir Esati.
 
Ndryshe, Forumi Rinor Islam, përpos aktiviteteve humanitare edhe këtë ramazan rajonit tonë do t’i sjellë edhe programe të larmishme kulturore e artistike, si dhe do të organizohen iftare publike në sheshin e Kumanovës dhe në Likovë.
 
FATLUM AQIFI