Maqedoni
Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, protesta me kërkesë për rritje pagash
28.03.2023 16:56
Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Administratës për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencisë së Filmit...

Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Administratës për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencisë së Filmit prej tre ditësh protestuan para Qeverisë, me kërkesën për rritjen e rrogave.
Ata kërkojnë nga Ministria e Financave që të miratojë marrëveshjen Kolektive për punonjësit, me të cilën të gjithë punonjësit, sipas parimit të Ministrisë së Financave, do të marrin pagën e rritur prej 30 për qind.
“Është e dukshme se ekziston pabarazi në sektorin publik. Disa janë në gjendje të privilegjuar, ndërsa të tjerët duhet të heshtin dhe të pajtohen me faktin se obligimet e tyre të punës duhet të përfundojnë në kohë dhe në mënyrë kualitative për rrogë prej 25 mijë denarësh.”, - deklaroi kryetari i Sindikatës në Ministrinë e Kulturës, Branko Kostovski.
“Kërkojmë Ministria e Financave ta miratojë marrëveshjen kolektive për të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, drejtorinë për trashëgimi kulturore dhe agjencinë e filmit me të cilën të gjithë të punësuarit sipas parimit të Ministrisë së Financave do të marrin rritje të rrogës prej 30%.”, - theksoi sekretari i Sindikatës, Bojan Tripunovski.
Por, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se Marrëveshja Kolektive e të punësuarve në Ministrinë e Kulturës është një nga më të mirat për punëtorët, nëse shikohet niveli i përfitimeve në pjesën e pagave.
“Të punësuarit mund të bisedojnë me autoritetet në Ministri për realizimin e të drejtave të tyre dhe çdokush ka të drejtë të kërkojë pagë më të lartë.”, deklaroi Kovaçevski.
FITORE DEMOLLI
