Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese nuk paraqesin kërcënim për vendin, Osmani: Duhet fokusuar në negociata me BE-në

28.03.2023 17:18

Ndryshimet kushtetuese janë prioritet i vendit dhe ne duhet të fokusohemi në këtë çështje...

Ndryshimet kushtetuese janë prioritet i vendit dhe ne duhet të fokusohemi në këtë çështje, në negociatat me Bashkimin Evropian, theksoi ministri i jashtëm, Bujar Osmani. Ndryshimet nuk mund të kenë pasoja politike dhe nuk paraqesin asnjë lloj kërcënimi për vendin dhe komunitetet, nga ajo që në mënyrë implicite tanimë është në Kushtetutë, shtoi ai.
 
“Në kategorinë të tjerët në Preambulë dhe në nenet tjera ku përmenden komunitetet, që nënkuptohet të gjitha ato të cilat janë të numëruara gjatë regjistrimit, që do të thotë se nëse janë në të tjera, ose i përmendni me të drejtë formale nuk ka dallim. Më shumë është çështje simbolike se njëlloj i trajtohen të gjithë qytetarët dhe nuk bëni dallime në komunitete dhe të tjerë.”, - deklaroi ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
 
Osmani: Ukrainën e ndihmojmë për t’u mbrojtur
 
Në lidhje me ndihmën ushtarake që i jep vendi Ukrainës, Osmani tha se nuk mund të qëndrojmë neutral ndaj agresionit rus dhe se ne nuk i japim Ukrainës armë për të sulmuar një vend tjetër, por ta ndihmojmë atë të mbrohet në kohë të vështira.
 
“Qëndrimi ynë nuk është ndaj popullit rus, nuk është ndaj Rusisë, por ndaj sjelljes agresive të Federatës Ruse dhe autoriteteve në Federatën Ruse, e cila kërcënon paqen botërore përmes shkatërrimit të parimeve bazë mbi të cilat është e ndërtuar. Në veçanti paqen në Evropë, por edhe Maqedoninë e Veriut. Nëse i lejohet një vendi të madh të sulmojë vendin fqinj më të vogël, atëherë kjo do të bëhet rregull të cilin skenar askush nuk do ta ndalojë nesër edhe në vende tjera.”, - theksoi ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
 
Nga perspektiva e Ukrainës më së miri duket rëndësia e faktit që ne sot jemi pjesë e NATO-s, nënvizoi shefi i diplomacisë para takimit ministror, i cili mbahet në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me iniciativën A5.
 
LEUNORA KALIQI