Maqedoni
Qytetarja: Çmimet janë rritur deri në tavan, Kovaçevski: Në shtator do të rriten pensionet
28.03.2023 17:40
Edhe përskaj ngrirjes së çmimeve, qytetarët iu ankuan kryeministrit...

Edhe përskaj ngrirjes së çmimeve, qytetarët iu ankuan kryeministrit se çmimet e produkteve ushqimore mbeten të larta.
“Çmimet janë në tavan. Do të thotë për dy denarë makarona dhe një denar vezët që ishin 99 denarë, tani i keni ngrirë çmimet. Pra, çfarë është ajo zbritje? Me të vërtetë disi jeta është bërë shumë e vështirë. Nuk mund të blejmë as ilaçe me këto.", - theksoi një qytetare.
“Kemi ngrirë çmimin e vezëve. Ngrimë çmimin e orizit. Kemi ulur çmimet me vendime të qeverisë ose me bisedime me odat ekonomike. Aty ku nuk kemi arritur marrëveshje xhentëlmenësh, i kemi ulur çmimet me vendim të qeverisë. Rritja e pensioneve dhe zbritja e çmimeve bëhet me qëllim që secili të mund më mirë dhe më lehtë të përballojë krizën.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski, tha se qeveria ka ndërhyrë në këtë drejtim duke i rritur pensionet dhe pagën minimale.
“Vetëm tani, në muajin mars, pensionet u rritën për 8.4 për qind. Jemi në kontakt të përditshëm me kryetaren e shoqatës së pensionistëve që edhe në të ardhmen të rrisim pensionet, prandaj kemi bërë metodologjinë. Në shtator do të ketë një rritje tjetër, me të cilën do të kemi rritje 25 për qind të pensioneve, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Metodologjia thotë se çdo mars dhe çdo shtator pensionet rriten në përputhje me koston e jetesës dhe në përputhje me pagën mesatare, e cila rritet.”, - u shpreh krymenistri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Nga qeveria janë të bindur se masat e ndërmarra kanë ndikuar e mbrojtjen konsumatorëve, si dhe në stabilizimin e tregut dhe inflacionit. Ndërkohë që ministri i ekonomisë, Bekteshi, paralajmëroi se ditëve në vijim do ketë ngrirje të reja të çmimeve.
SAFET ADEMI
