Maqedoni

Eurointegrimet, ambasadorët: Mos e lëshoni momentin, mbaroni me obligimet

28.03.2023 18:22

“Të kapet momenti drejt BE-së, rruga është e hapur, ndërsa juve u takojnë ndryshimet kushtetuese.”, porositën ambasadorët...

“Të kapet momenti drejt BE-së, rruga është e hapur, ndërsa juve u takojnë ndryshimet kushtetuese.”, porositën ambasadorët politikanët shtetëror. Bashkimi Evropian sipas diplomatëve të huaj është qartësuar se rajoni i takon familjes evropiane dhe angazhohet në këtë strategji.
 
“Qëllimi është të inkorporohen në kushtetutë ata që ndjehen bullgarë. Kjo është në njëfarë mënyre konsolidim i dosjes së mirë të shtetit në raport me respektimin e të drejtave të bashkësive etnike. Mendoj se duhet kthyer një hap përpara dhe të shihet fotografia e madhe. Atë që e shohim tani është momentumi, jo vetëm këtu por në tërë rajonin.”, - deklaroi euroambasadori, David Geer.                                                
“E dimë se kjo është çështje e vështirë këtu,  por ky nuk është vendim që e bën Bashkimi Evropian. U takon liderët politik në Maqedoninë e Veriut të vendosin.  BE-ja ishte shumë e qartë në dhjetor në samitin e Tiranës se vendi i Ballkanit Perëndimor është në familjen evropiane. Ky është pozicioni ynë.”, - theksoi ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Xhein.
 
Mariçiq: Opozita s’ka disponim, por kemi kohë ende
 
Për momentin në kuvend nuk mbretëron atmosferë relaksuese dhe opozita i ik debateve, thotë zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq. Pret që me formulimin e amendamenteve dhe pas debatit publik opozita të ulen për bisedime. Sidoqoftë, Mariçiq është optimist se mund të kryhen obligimet sipas kalendarit të përcaktuar.
 
“Kemi kohë të mjaftueshme t’i përfundojmë deri në nëntor. Hera e fundit kur u ndryshua kushtetuta zgjati 3-4 muaj. Mendoj se para verës duhet të fillojmë, a do të jetë maj apo qershor, do të shohim, por para verës duhet filluar që ta arrijmë afatin. Obligimi ynë është që ta ulim opozitën në tryezën e bisedimeve. Kemi ofruar bashkëpunim, bile, jemi të hapur për propozimin e tyre se si të përforcohet roli i këshillit nacional për eurointegrime në procesin e bisedimeve dhe në çështjet e hapura me Bullgarinë.”, - u shpreh zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq.
 
Këto komente u thanë në debatin mbi ndikimin e organizatave joqeveritare në procesin integrues.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU