Maqedoni

KSL: Të kemi rol më të madh në krijimin e politikave

28.03.2023 18:44

Ligjet e pa harmonizuara që rregullojnë të drejtat e punëtorëve shkaktojnë vështirësi në implementim...

Ligjet e pa harmonizuara që rregullojnë të drejtat e punëtorëve shkaktojnë vështirësi në implementim dhe funksionim të dialogut social, si dhe marrëveshjeve kolektive, thonë nga Konfederata e sindikatave të lira. Ata njëherit kërkojnë rol më të madh të sindikatave në krijimin e politikave. 
 
“Ajo që u pa si lëshim në pjesën e krizës me covid qeveria u mundua këtë ta plotësojë me sjelljen e ligjeve të ndryshme në pjesën e të drejtës së punës. Por, ligjet e tilla njëra me tjetrën siç e shohim përplasen njëra me tjetrën me dispozitat e tyre dhe në fund të ditës kanë problem në implementimin  dhe funksionimin e dialogut social dhe marrëveshjeve kolektive.”, - deklaroi Bllagoja Rallpovski nga Konfederata e Sindikatave të Lira.
 
Ka dallime në paga që krijojnë pakënaqësi te punëtorët dhe varësisht se kush ka arritur të lobojë dhe të bëjë presion, ai merr një pagë të tillë, thotë profesori universitar, Jovevski.
 
“Absolutisht duhet të ketë harmonizim më të shpeshtë dhe duhet të shkojë në drejtim jo vetëm të pagës minimale si instrument themelor, që do të thotë rritje të pagave të numrit të caktuar të të punësuarve të kategorive të punës, por kjo patjetër duhet të jetë e lidhur sipas nenit 8 për ligjin e pagës minimale, gjegjësisht përmes marrëveshjes kolektive dhe rritjes së pozicioneve të punës në përputhshmëri me pagën minimale.”, - u shpreh profesori në Fakultetin juridik, Llazar Jovevski. 
 
Këto qëndrime u theksuan në konferencën e organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Lira në kuadër të projektit të konferencës evropiane të sindikatave, i financuar nga BE-ja.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI