Botë
Gjashtë fëmijë janë shpëtuar në automobila të mbyllur në Australi
11.02.2015 09:19
Fëmija i tranferuar në spitalin e Sidneit është njëri nga gjashtë të shpëtuarit, të lënë në automobil në temperatura jashtëzakonisht të larta...

Fëmija i tranferuar në spitalin e Sidneit është njëri nga gjashtë të shpëtuarit, të lënë në automobil në temperatura jashtëzakonisht të larta, vetëm për një ditë të kësaj jave, publikuan sot mediat lokale.
Anëtarët e ndihmës së shpejtë mjekësore i kanë thyer dritaret e automobilit që ta nxjerin një fëmijë të vogël, i cili është lënë nga nëna e tij mbrëmë në Melburn.
Temperatura e jashtme në momentin e shpëtimit ka qenë 27 gradë Celsius.
Autoritetet në shtet ku temperaturat në automobilat e lënë në diell mund të tejkalojnë 40 gradë Celsius i paralajmërojnë prindërit të mos i lënë fëmijët në automjet.
Vetëm në shtetin Viktoria të paktën 200 raste të fëmijëve të mbyllur në automobil janë regjistruar këtë vit.
Në tërë Australinë ajo shifër është rreth njëmijë fëmijë në moshën më të vogël se katër vjet. Tridhjetë prej tyre janë hospitalizuar, prindërit mund të dënohen me burg deri në gjashtë vjet. /mia
