Botë
Portugali, vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane
28.03.2023 19:50
Dy gra në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë janë vrarë me thikë...

Dy gra në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë janë vrarë me thikë, ndërsa vrasësi është qëlluar nga policia portugeze.
Gratë ishin anëtare të stafit portugez në qendër, tha kreu i komunitetit, Narzim Ahmad. Pasi u njoftua, policia tha se shkoi në vendin e ngjarjes dhe u ndesh me të dyshuarin, i cili ishte “i armatosur me një thikë të madhe”.
Policia tha se e urdhëroi atë të dorëzohej, por i dyshuari nuk u bind dhe eci drejt policëve, të cilët e qëlluan. Më pas, ai u dërgua në një spital të Lisbonës dhe iu caktua masa e paraburgimit.
Veç dy grave të vdekura, në njoftimin e policisë thuhet se ka edhe persona tjerë të plagosur, por nuk jepen detaje tjera. Kryeministri portugez, Antonio Costa, tha se sulmi ishte "një akt kriminal".
