Maqedoni

Parashikimi i motit

29.03.2023 09:02

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme....

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi veriperëndimorë.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 14°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira mestarë. Do të fryjë dhe erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12°C.