Botë

Dy të vdekur dhe 65 të lënduar në një ndeshje zinxhirore në Kore të Jugut

11.02.2015 09:23

Dy persona e humbën jetën dhe mbi 60 janë lënduar gjatë një aksidenti zinxhiror të mbi 100 automobilave në një urë në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Inçon në Kore të Jugut...

Në fatkeqësinë që ndodhi për shkak të mjegullës së dendur, janë lënduar 65 njerëz, shtatë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë, kumtoi policia.
 
Automjetet e dëmtuara në aksidentin zinxhior tashmë janë mlnjanuar nga ura e gjatë 4.400 metra, e cila e lidhë aeroportin në qytetin Inçon me kryeqytetin jugokorean, Seul./mia