Maqedoni

Van der Belen në vizitë zyrtare në RMV, pritet me nderimet më të larta shtetërore

29.03.2023 10:30

Presidenti austriak me ftesë të kreut të shtetit, Stevo Pendarovski, po realizon vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë....

Presidenti austriak me ftesë të kreut të shtetit, Stevo Pendarovski, po realizon vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Përveç nikoqirit, ai do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministrin, Dimitar Kovaçevski. 

Pas ceremonisë zyrtare në Villën "Vodno", do të zhvillohet takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë dhe Austrisë.