Maqedoni
Çmimet, vendim për ngrirjen e produkteve higjienike
29.03.2023 10:55
Qeveria në seancën e sotme pritet të merr vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve higjienike...

Qeveria në seancën e sotme pritet të merr vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve higjienike dhe të vendosë për çmimet e disa frutave dhe perimeve gjatë kësaj jave. Qeveria njofton se do të ketë ndërhyrje të tjera nëse analizat tregojnë se është e nevojshme.
Me vendimin e Qeverisë do t’i ulim çmimet e një sërë produktesh higjienike në të njëjtën mënyrë siç e kemi bërë edhe te çmimet e produkteve ushqimore, deri në një datë të caktuar, por data deri në të cilën do të zgjasë fiksimi do të kuptohet në seancën e sotme, paralajmëroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
