Maqedoni

Protestë në Shkup dhe Manastir, kërkohet përgjegjësi për vogëlushen Jana

29.03.2023 11:17

Në Shkup dhe Manastir sonte me fillim në orën 19 do të mbahen protesta për shkak të vdekjes së gjashtëvjeçares Jana...

Në Shkup dhe Manastir sonte me fillim në orën 19 do të mbahen protesta për shkak të vdekjes së gjashtëvjeçares Jana, për të cilën familjarët dyshojnë se ka vdekur si pasojë e gabimeve të personelit mjekësor. 
 
Në Shkup organizatorët e protestave do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa në Manastir do të protestohet në Sheshin Magnolia. Organizatorët potencojnë se qëllimi i protestës është të kërkohet drejtësi për Janën dhe dorëheqje dhe reforma urgjente të sistemit shëndetësor. 
 
Jana vdiq më 22 mars pasi kishte marrë infuzion në Spitalin klinik në Manastir. Sipas deklaratave të prindërve, sheqeri i saj u rrit nga 9 në 19 njësi dhe situata u ndërlikua. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar tha se nuk ka pasur lëshime në mjekim dhe vajza ka pasur probleme me zemrën.