Botë

Rusi, filluan ushtrimet me sisteme nukleare raketore

29.03.2023 11:49

Forcat Raketore Strategjike të Rusisë kanë filluar stërvitjet e planifikuara që përfshijnë sistemet e raketave balistike...

Forcat Raketore Strategjike të Rusisë kanë filluar stërvitjet e planifikuara që përfshijnë sistemet e raketave balistike ndërkontinentale bërthamore të lëvizshme “Jars”, tha të mërkurën Ministria Ruse e Mbrojtjes. 
 
Në total, më shumë se 3.000  ushtarak dhe rreth 300 pajisje janë të përfshirë në stërvitje”, tha Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu thuhet se pjesëtarët e Forcave Raketore Strategjike, në bashkëpunim me formacionet e Qarkut Qendror Ushtarak dhe Forcave Ajrore, do të zhvillojnë edhe kamuflimin e sistemeve raketore dhe do të kundërshtojnë pajisjet moderne të zbulimit nga ajri, duke përfshirë dronët.