Botë
Zelenski fton presidentin kinez në Ukrainë
29.03.2023 12:12
Zelenski fton presidentin kinez në Ukrainë. Propozimi i tij vjen pasi Xi udhëtoi për në Moskë...

Zelenski fton presidentin kinez në Ukrainë. Propozimi i tij vjen pasi Xi udhëtoi për në Moskë, por nuk shpalli ndonjë mbështetje të hapur për pushtimin e Rusisë.
“Kam pasur kontakte me të paraluftës në shkallë të gjerë. Por, gjatë gjithë këtij viti, më shumë se një vit, nuk kam pasur.”, shtoi presidenti ukrainas.
Zelensky sugjeroi se vendimi i Vladimir Putin për të zhvendosur armët taktike bërthamore në Bjellorusi ishte një përpjekje për të shmangur faktin se vizita e liderit kinez nuk shkoi siç kishte shpresuar. Por, Zelensky nuk beson se Putin është i përgatitur të përdorë armët bërthamore.
