Basketboll

Harden me 40 pikë për fitore të Hjustonit

11.02.2015 10:32

Hjuston Rokets vazhdon me paraqitjet e mira, duke regjistruar fitoren e 36-të këtë vit, pasi festoi kundër Feniksit me 127:118...

Xhejms Harden priu si edhe zakonisht në fitoren e Roketsave, duke regjistruar 40 pikë, 20 prej të cilave erdhën vetëm në periudhën e fundit, në të cilën skuadra e tij bërri dallimin.
 
Në sfidën në të cilën te Hjustoni mungoi Dvajt Hauard, Hardenit I mungoi vetëm një assist për të arritur tripëll dabëll, pasi kishte edhe 12 kërcime e nëntë asiste.
 
Në Konferencën e Lindjes, me paraqitjet e mira vazhdon ekipi I Çikagos, pasi regjistroi triumfin e tretë të njëpasnjëshëm, duke e mposhtur Sakramenton lehtë, me 104:86.
 
Në fitoren e 33-të sivjet, te Bullsat më së shumti kontriboi Toni Snel, me rekord të karrierës prej 24 pikë, ndërsa Po Gasoll regjistroi edhe një dabëll dabëll, të 13-tin rresht.
 
Në tre takimet tjera, Detroiti deklasoi Sharllotin, Memfisi mposhti Bruklinin, ndërsa Denveri ishte më I sukses`shëm se LA Lejkers. 
 
MUSTAFA ADEMI