Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, Lloga: Prioritet mbetet ndryshimi i preambulës
29.03.2023 15:20
Prioritet mbi prioritetet mbeten ndryshimet kushtetuese në pjesën e preambulës...

Prioritet mbi prioritetet mbeten ndryshimet kushtetuese në pjesën e preambulës ku do të futen nacionalitetet më të vogla, sqaron Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Theksoi se nuk ka mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit sa i përket ndryshimeve kushtetuese. Bëri të ditur se propozimi për ndryshimet dhe plotësimet kushtetuese, shtesë nga preambula nuk është ide e partisë, por ide e Ministrisë së Drejtësisë, në koordinim me ekspertë brenda saj, për shkak të zbrazëtirave në Kushtetutë që janë vërtetuar vite më parë.
Për të gjitha këto çështje patjetër duhet të ketë konsensus, thotë Lloga. Ai i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që t’i paraqesin të gjitha çështjet të cilat i kanë lidhur me Kushtetutën. Përveç ndryshimeve kushtetuese që janë kusht për anëtarësimin e vendit në BE, vazhdon bashkëpunimi me vendet tjera evropiane në fushën e Jurisprudencës, tha Lloga. Për këtë qëllim ministritë resore nga Austria dhe Maqedonia nënshkruan deklaratë bashkëpunimi.
“Austria është një prej mbështetësve më të mëdhenj në rrugën tonë drejtë BE-së dhe anëtarësimit të plotë. Sot nënshkruam deklaratën lidhur me bashkëpunimin ku kemi konkretizuar disa fusha ku do ta vazhdojmë bashkëpunimin e mëtutjeshëm.”, - deklaroi ministri i drejtësisë, Krenar Lloga.
Ministria e drejtësisë: RMV dhe Austria me deklaratë bashkëpunimi
“Reformat në jurisprudencë janë predispozitë për funksionimin e shtetit, për përforcimin e kapaciteteve dhe është diçka që RMV duhet ta bëjë dhe do ta bëjë posaçërisht në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e së drejtës. Kjo patjetër duhet të bëhet që shteti të ketë progres.”, - theksoi ministrja e drejtësisë së Austrisë, Alma Zadiq.
Ministri Lloga njëherit bëri të ditur se në Qeveri do të dorëzohet Ligji për akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, ku do të përmirësohen disa çështje me qëllim që persona të denjë të jenë në të ardhmen pjesë e sistemit gjyqësor.
FLORIJE BELULI KAMBERI
