Enkileda Carja, e bronztë në Botëror
29.03.2023 15:16
Shqipëria ka marrë dy medalje në Kampionatin Botëror të moshës 15 dhe 17 vjeç në peshëngritje...

Shqipëria ka marrë dy medalje në Kampionatin Botëror të moshës 15 dhe 17 vjeç në peshëngritje, që është duke u zhvilluar në Durrës. Enkileda Carja, vetëm 15 vjeç, edhe duke ardhur nga Bateria B ka arritur të marrë dy medalje të bronzta. 87 kilogram në stilin e shkëputjes dhe 100 kilogram në stilin e shtytjes. Dhe në dyagrësh 187 kilogram. Që do të thotë medaliste e bronztë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh.
Disa muaj më parë, Carja ishte medaliste e bronztë dhe në Kampionatin Europian të moshave. Një peshëngritëse shumë e talentuar, që do të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e ardhshme të vitit 2023, ndërsa ishte krenaria e shtangës shqiptare në botërorin durrsak e stërvitur me shumë mund nga Eglantina Kalemi.
