Botë
SHBA: Mbi 20 mijë luftëtarë të huaj kanë shkuar në Siri
11.02.2015 10:37
Luftëtarë të huaj po shkojnë në Siri, ndërsa numri i tyre është pa precedent, me më shumë se 20 mijë vullnetarë nga e gjithë bota...

Luftëtarë të huaj po shkojnë në Siri, ndërsa numri i tyre është pa precedent, me më shumë se 20 mijë vullnetarë nga e gjithë bota, të cilët po iu bashkangjiten Shtetit Islamik ose ndonjë organizate tjetër ekstremiste, njoftuan agjencisë zbuluese amerikane.
Luftëtarë të huaj nga më shumë se 90 vende kanë shkuar në Siri, duke i përfshirë të paktën 3.400 nga vendet perëndimore dhe më shumë se 150 amerikanë, tregojnë të dhënat e fundit të Qendrës antiterroriste kombëtare amerikane.
"Numër preciz nuk ka, por linja e trendit është e qartë dhe shqetësuese", deklaroi drejtori i Qendrës, Nikolas Rasmusen.
"Shkalla e luftëtarë të huaj, të cilët udhëtojnë në Siri është pa precedent. Ajo e tejkalon shkallën e atyre të cilët kanë shkruar në Afganistan, Pakistan, Irak, Jemen ose Somali në çfarëdo lloj momenti në 20 vitet e kaluara", tha Rasmusen./mia
