Kovacic dopietë, Kroacia mund Turqinë

29.03.2023 15:23

Pas barazimit zhgënjyes ndaj Uellsit, Kroacia rikthehet duke fituar 2-0 në Turqi.

Pas barazimit zhgënjyes ndaj Uellsit, Kroacia rikthehet duke fituar 2-0 në Turqi. Modric dhe shokët e tij vuajnë shumë në fillim. Turqit shtyjnë, gjejnë golin me Akturkoglu, por që anullohet për një pozicion jashtë loje. Në minutën e 20-të, megjithatë, loja ndryshon: Pasalic peshkon futjen në zonë të Kovacic, i cili ishte më i shpejt se kundërshtarët duke e dërguar në rrjetë. Në rikuperim të plotë, në minutën e 49-të, mesfushori i Chelseat shënoi të dytin, duke përfituar nga gabimi i  Gunok. Portieri turk e korigjoi gabimin në fillim të pjesës së dytë kur refuzoi goditjen e Pasalic nga afërsia me një instinkt të pastër. Përfundon 2-0 për Kroacinë, e cila ngjitet në vendin e dytë në grup me 4 pikë, e barazuar me Uellsin e vendit të parë. Turqia, nga ana tjetër, mbetet e mbërthyer në tre.
 
Vendi i parë për Uellsin, që mposhti Letoninë 1-0. Nën sytë e Gareth Bale, uellsianët bëjnë lojën, por janë miqtë ata që kanë shansin e parë të madh të ndeshjes, me Oss që tremb Uard nga një goditje këndi. Vendasit u kundërpërgjigjën, fillimisht me gjuajtjen e Ampadu, e më pas me golin e shënuar në minutën e 41-të, me Moore duke shfrytëzuar specialitetin e shtëpisë: goditjen me kokë. Uellsi e nisi fuqishëm sërish në pjesën e dytë: fillimisht Williams goditi traversën, më pas ishte Wilson që rrezikoi portierin kundërshtar me një goditje të bukur. Rezultati nuk ndryshoi deri në bilbilin e fundit: Uellsi fiton, duke u ngritur në 4 pikë dhe duke marrë një vend të parë të papritur në Grupin D.