Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: S’ka shtyrje të procesit
29.03.2023 16:04
Procesi i ndryshimeve kushtetuese s’do të shtyhet, ka deklaruar kryeministri, Dimitar Kovaçevski....

Procesi i ndryshimeve kushtetuese s’do të shtyhet, ka deklaruar kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Sipas kreut të ekzekutivit procesi do të nis me formimin e grupit të ekspertëve në ministrinë e drejtësisë dhe s’do të lihet peng i një personi duke aluduar në kreun e VMRO – DPMNE-së Mickoski.
“Ky vendim, i cili nevojitet për vazhdimin e rrugës evropiane, nuk do të jetë peng i karrierës personale të një njeriu në shtet, i cili është i përgatitur që për karrigen e tij të rrezikojë ndërprerjen e një procesi, i cili nënkupton anëtarësim të plotë në BE, që me vete bart më shumë investime, vende të punës, paga më të mëdha dhe standard më të lartë për qytetarët.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Stoillkovski: Menjëherë të vihen në rend dite
Kundërpërgjigjen nga VMRO – DPMNE duke thënë se pikërisht Kovaçevski është peng i BDI-së. Për t’i dhënë fund çështjes së ndryshimeve kushtetuese, kërkuan e njëjta menjëherë të vihet në rend dite në kuvend.
“Pengu i vetëm është Dimitar Kovaçevski, ai është peng i BDI-së, i Ali Ahmetit dhe partner në krim. Ai është peng i së kaluarës në parti. Ne pajtohemi se nuk ka shtyrje, andaj menjëherë të vë në rend dite ndryshimet kushtetuese, ndërkaq kur flasim për peng, pengu i vetëm për mos dijen e tij personale dhe të karakterit kriminal është vetë Kovaçevski.”, - theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
Millkov: Në BE vetëm me bullgarët në kushtetutë
Ndërkohë ministri i jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, rikujton elitën politike në vend se përderisa bullgarët nuk përfshihen në kushtetutë, Maqedonia e Veriut s’do të hap procesin negociues.
“Shpresoj se do të kuptojnë dhe do të mendojnë për perspektivën evropiane. Topi është në fushën e tyre. Ata nuk kanë afat për zbatimin e propozimit francez. Kur ta përmbushin, atëherë do të hapet faza e parë e procesit të negociatave.”, tha Millkov.
Millkov nuk përjashton mundësinë e rritjes së tensioneve midis të dyja vendeve si pasojë e veprimeve jo miqësore pas dakordimeve të bëra, andaj shfaq gatishmërinë e shtetit bullgar për të ndihmuar në gjyqet vendase dhe evropiane, siç thotë ai “bullgarët e nëpërkëmbur në Maqedoni”.
MERAL ISMAILI
