Maqedoni

Largimi i të rinjve nga vendi, studentët kërkojnë reforma urgjente

29.03.2023 18:17

Të rinjtë do të largohen nga vendi edhe nëse RMV-ja nuk anëtarësohet në BE...

Nëse do të bëhej ndonjë anketë mes të rinjve të shkollave profesionale, një pjesë e madhe e tyre, dëshirojnë ta braktisin vendin, thonë përfaqësuesit e studentëve. Ata kërkojnë reforma urgjente që do të parandalonin dyndjen masive.
 
“Konkretisht të rinjtë sipas të dhënave në regjistrimin e fundit 2021 kemi një ulje të madhe të popullatës rinore. Në regjistrimin e 2001 rreth 24% e popullatës kanë qenë të rinj, ndërkaq në regjistrimin e fundit 2021 numri i popullatës ka qenë 18%. Kjo tregon se të rinjtë me të madhe janë duke u larguar nga vendi për të shpresuar për një vend sa më të mirë. Ndërsa, sistemi arsimor është duke e ndihmuar këtë proces, pasi është shndërruar në një fabrikë që prodhon forcë pune për vendet e BE-së.”, - deklaroi Blendy Hodai nga Forumi për ndryshimet arsimore.
 
“Jo, përfaqësimit të të rinjve në politikë, këtu do të cekim edhe diskriminimin, korrupsionin me të cilin përballemi çdo ditë si shoqëri.  Mosbesimi që shfaqin për aftësitë e të rinjve, pra nuk na japin asnjë mundësi që të ngrihemi në hierarki, pavarësisht se mund të kenë shumë aftësi profesionale të rinjtë, ata nuk mund të ngrihen në detyra pune.”, - theksoi obdusmani i studentëve, Victoria Postolovska.
 
Ministri i Arsimit tha se i din problemet e të rinjve dhe se janë duke kërkuar zgjidhje për parandalimin e këtij problemi.
 
“Ne gjithashtu kemi fushatën ‘Mëso me zgjuarësi, punon profesionalisht”, si fushatë e mirë. Së bashku me ministrin e ekonomisë, jemi duke e përpunuar paketën e masave, në pjesën e  atyre  paketë masash ekonomike, për të gjetur një mënyrë se si t’i motivojmë kompanitë për ta mbajtur kuadrin që përfundojnë edukimin praktik, por gjithashtu përveç motivimit, përpiqemi  të ndryshojmë  edhe punën e pagave. Pra, të jenë më të larta, sesa janë aktualisht që ofrohen në tregun e punës.”, - u shpreh ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
 
Ai paralajmëroi se në shtator do të zgjidhet problemi i teksteve shkollore, që është zhagitur për shumë kohë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në fillim të vitit shkollor 2022/2023, numri i nxënësve në shkollat e rregullta fillore ishte 185.099, që paraqet një rënie prej 0.8% krahasuar me vitin shkollor paraprak.
 
Numri i nxënësve në shkollat e mesme të rregullta, nga ana tjetër, në fillim të vitit shkollor 2022/2023 është 69.227, që paraqet një rënie prej 2.5% krahasuar me vitin paraprak shkollor.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU