Franca thotë se takimi i Minskut është shans i fundit
Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, thotë se samiti katërpalësh mbi konfliktin në Ukrainë ka shumë gjasë të mbahet sot në Minsk...

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, thotë se samiti katërpalësh mbi konfliktin në Ukrainë ka shumë gjasë të mbahet sot në Minsk, pavarësisht çështjeve të pazgjidhura.
Teksa luftimet në lindje të Ukrainës janë intensifikuar dhe vetëm nga sulmet e djeshme të rebelëve janë vrarë nëntëmbëdhjetë civilë, Fabius tha sot se takimi i Minskut “është shans i fundit”.
Takimi në Minsk në mes të kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit francez, Francois Hollande, presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Petro Poroshenkos, është pjesë e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës.
Komentet e tij, ministri i Jashtëm francez i ka bërë sot për radion shtetërore franceze. Putin ka kërkuar zgjidhjen e disa problemeve dhe përfundimin e disa çështjeve para mbajtjes së takimit në Minsk.
