Maqedoni

Protestë e punonjësve shëndetësor, kërkojnë rritje të pagave, marrëveshje kolektive

30.03.2023 13:06

Punëtorët e shëndetësisë po protestojnë para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë...

Punëtorët e shëndetësisë po protestojnë para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qëndrimit injorant të ministrisë dhe të Fondit të Shëndetësisë, të cilët nuk u përgjigjen kërkesave të tyre për rritje të pagave.
 
Punonjësit shëndetësor kërkojnë nënshkrimin e aneks  marrëveshjes kolektive, e cila parasheh rritje të të ardhurave mujore për  2.000 denarë për mjekët dhe deri në 3.000 denarë për infermierët dhe personelin tjetër të mesëm, të cilët me rritjen e pagës minimale u barazuan me higjienistët.
 
Edhe përskaj protestave ata realizojnë shërbimet shëndetësore, por nëse nuk realizohen kërkesat e tyre parashihet grevë e përgjithshme.