Botë
Përmbyset autobusi në Turqi, 2 viktima dhe 21 të plagosur
30.03.2023 14:54
Dy persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur pas përmbysjes...

Dy persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur pas përmbysjes së një autobusi për shkak të reshjeve të borës në Turqi.
Aksidenti ndodhi rreth orës 05:20 të ditës së sotme në autostradën Erzincan – Sivas, rrethi Refahiye.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital.
Ndërkohë ekipet e xhandarmërisë turke po vijojnë punën në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet për aksidentin.
