Maqedoni

Kërcënimet me bomba, Spasovski: MPB-ja është duke hetuar një grup

30.03.2023 15:12

MPB-ja është duke hetuar një grup, për të cilët po dyshohet se janë personat...

MPB-ja është duke hetuar një grup, për të cilët po dyshohet se janë personat të cilët kanë lëshuar kërcënime me bomba nëpër institucione dhe objekte afariste.
 
Megjithatë, Spasovski i rezervuar për të dhënë detaje, duke thënë se hetimet kryhen nëpër institucione, e jo nëpër media. Apeloi që qytetarët të presin informatat që vijnë nga institucionet relevante dhe mos të bien pre e dezinformatave. 
 
“Sa i përket hetimit, ka grup që përbën një klastër për të cilën ndërmerren disa procedura hetuese që janë në funksion të sigurimit të dëshmive dhe kjo është informata që mund të ndajmë. Kur të sigurojmë dëshmi, ta sigurojmë padinë penale, do t’i ndërmarrim të gjitha informatat dhe atëherë do të jemi të gjithë si qytetarë të rehatshëm. Kjo nuk është padia e dytë, por e pesta. Kishim padi për në Shkup, Kavadar, Dellçevë dhe tani sërish për Shkup. Kemi njohuri për një grup të detektuar, por pas mbarimit të hetimeve.”, - deklaroi ministri i punëve të brendshme,  Oliver Spasovski.
 
Në periudhën e kaluar një numër i madh i institucioneve, shkollave qendrave tregtare, objekteve banesore dhe afariste janë kërcënuar për bomba të vendosura.
 
ERSAN PAJAZITI